Informatat e nevojshme mbi profilin e Devolli Corporation, Të gjitha informatat rreth korporatës, misionit, historikut dhe vlerat e kompanis mund ti gjeni këtu...

Devolli Princ Kafe

Follow Us:
Title Image

Produktet

Prince

Kafe Turke

Është një përzierje origjinale e fasuleve origjinale dhe të përzgjedhura të kafesë, në përputhje me recetat unike dhe të dizajnuara për ata që gëzojnë shijen e fortë dhe tradicionale të kafesë, të zezë me krem të shijshëm, Produkti më i shitur nga Devolli Princ Caffe dhe produkti më i shitur kafe në vendin tonë.

Cafe

Pascalin

Pascalin është brend i ri i familjes së madhe të Devolli Corporation. Duke e blerë këtë brend, Devolli Corporation tani furnizon Kosovën dhe Maqedoninë me këtë lloj të kafes kualitative. Tani, kafja Pascalin vjen në treg me tri paketime të ndryshme; me 100gr, 200gr dhe 500gr. E prodhuar nga kokrrat më të mira të kafes, Pascalin është ajo që ju nevojitet dhe ju kënaq sa herë që e shijoni.

Prince

Premium

Prince Premium Espresso është përzierje që ju mundëson ta shijoni cilësinë e lartë të espresos. Prince Premium Espresso ka bërë testime të shumta dhe ka provuar të gjejë recetën e përzierjen e duhur bazuar në hulumtim dhe zhvillim, duke prodhuar kafenë espreso, të cilësisë më të lartë dhe më të mirë nga kokrrat cilësore të kafesë, në pajtim me shijen e konsumatorëve. Me dizajn të shkëlqyeshëm paketimi, përzierje cilësore dhe çmim të arsyeshëm, ky produkt, pa dyshim, se do hyjë në zemrat e adhuruesve të vërtetë të kafesë espreso.

Gold

Espresso

Espresso gold është përzierje e mrekullueshme, duke e përdorur stilin italian gjatë pjekjes së kafesë. Me ekspertizën dhe teknikën tonë në industrinë e kafesë, nuk mund të pritet diç tjetër pos espreso e ëmbël, aromatike dhe mjaft e shijshme. Me shijen e saj të mirë që të dhuron kënaqësi, gold espresso shërbehet mjaft mirë si espreso, kapuçino, ose makiato, duke u bërë edhe më e mirë me kajmakun e saj.

Grande

Aroma

Grande aroma është përzierje e veçantë e kafesë së pjekur të cilësisë premium me kafenë e bluar, e bërë nga shumëllojshmëria e kokrrave të kafesë të përzgjedhura me kujdes me aromë dhe shije të këndshme. Grande Aroma krijon kajmakun e mrekullueshëm të kafesë, ose të espresos. Ajo gjithashtu krijon kafe të këndshme aromatike kur pikon nga ata që e përgatisin.

DEVOLLI PRINC CAFFEE

SHIJE E PA DISKUTUESHME DHE E PA KOMPROMIS...

Jemi shumë të lumtur që ju njohim për kaq shumë vite. Gjithçka që dëshironi të dini rreth brendit të Kafes Devolli Princ Caffee është këtu.